Mesfushori i Juventusit rezulton pozitiv me COVID-19

  • A.P /
  • 04 March 2021 - 21:41
Mesfushori i Juventusit rezulton pozitiv me COVID-19

Lajme jo të mira vijnë për Juventusin, me klubin bardhezi që ka konfirmuar mbrëmjen e sotme se Rodrigo Bentacur ka rezultuar pozitiv me Coronavirus.

Mesfushori do të izolohet në shtëpinë e tij dhe do të ndjekë protokollin e COVID-19 për t’u shëruar sa më shpejt.

Një goditje e rëndë kjo për bardhezinjtë që vetëm pas 5 ditësh do të luajnë në Champions League një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Portos.

Gjithashtu, Bentacur do të humbasë dhe ndeshjes e kësaj fundjave në Serie A.

Probleme të mëdha për trajnerin Pirlo, që nuk ka shumë alternativa në mesin e fushës tashmë.

(Kosova Sot Online)