Chelsea e kthen në “realitet” Liverpoolin

  • A.P /
  • 04 March 2021 - 23:21
Chelsea e kthen në “realitet” Liverpoolin

Derbi i xhiros së 27 në Premierligë i ka takuar Chelseat.

Blutë e Londrës kanë arritur të triumfojnë 0-1 midis Anfield ndaj Liverpoolit.

Të besuarit e Jurgen Klopp i dhanë fund ecurisë negative prej katër humbjeve duke e mposhtur 2-0 Shefieldin xhiron e kaluar dhe u mendua se do të jetë një pikë kthese për të bërë më mirë në pjesën e mbetur të sezonit.

Por, nuk ndodhi ashtu.

Redsat janë mposhtur sërish dhe kësaj radhe në Chelsea.

Golin e vetëm dhe të tri pikëve e ka shënuar Mason Mount, një gol fantastik në fund të pjesës së parë që doli të jetë i fitores.

(Kosova Sot Online)