Laporta i bën një premtim të madhe Leo Messit

  • S.A /
  • 05 March 2021 - 09:23
Laporta i bën një premtim të madhe Leo Messit

Po, ka shpresa që Lionel Messi të vazhdojë ta veshë fanellën e Barcelonës dhe pse jo, të pensionohet në ‘Camp Nou’.

Këto shpresa, sipas shumë analistëve, janë nëse Joan Laporta zgjidhet sërish president i Barcelonës.

Laporta është personi që e vlerëson më së shumti Messin, prej gjithë kandidatëve për president, pasi ishte në krye të klubit në epokën e artë të Barcelonës dhe pa Leon si president duke mahnitur botën.

Tani, gazetari Pipi Estrada, në ‘El Chiringuito de Jugones’, ka zbuluar nga burime të sigurta se pas përmbysjes së madhe ndaj Sevillës, Laporte i ka premtuar Messit që do të bëjë gjithçka për të ndërtuar një skuadër të fortë dhe se sjellja e parë gjatë verës 2021 do të jetë Erling Haaland.

Ai gjithashtu ka folur edhe me Samuel Eto’o, i cili ka marrëdhënie shumë shumë të mirë me Mino Raiolën, agjentin e sulmuesit të Borussia Dortmundit dhe shpreson ta ndihmojë për ta sjellë në ‘Camp Nou’.

(Kosova Sot Online )