Messi shpallet lojtari i muajit në La Liga

  • A.P /
  • 05 March 2021 - 18:43
Messi shpallet lojtari i muajit në La Liga

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka fituar çmimin e lojtarit të muajit shkurt në La Liga Santander.

Ai shënoi shtatë gola dhe dhuroi dy asistime në pesë ndeshjet e muajit të kaluar të Barcelonës..

Messi pati paraqitje fantastike gjatë muajit shkurt, ndërsa njolla e vetme mbetet humbja 1:4 ndaj Paris Saint-Germain në Champions League midis “Camp Nout”.

(Kosova Sot Online)