10 “finale” para vetes, ekipi i madh gjerman pranë rënies nga liga pas 30 viteve

  • A.P /
  • 05 March 2021 - 23:18
10 “finale” para vetes, ekipi i madh gjerman pranë rënies nga liga pas 30 viteve

Schalke 04 nuk arriti më shumë se një barazim pa gola sonte ndaj Mainzit, ekip që po lufton gjithashtu për mbijetesë.

Sezoni 2020/21 nuk iu doli aspak siç pritej ekipit të njohur gjerman, Schalke 04. Dikur garonte për titull dhe merrte pjesë në Champions League, tani Schalke 04 është e fundosur në tabelë në pozitën e fundit.

Ata kanë arritur të grumbullojnë vetëm 10 pikë në 24 xhirot e këtij edicioni në Bundesligë.

Schalke aktualisht është tetë pikë larg “shpëtimit”, ndërsa as kalendari nuk e favorizon ekipin e ri të Shkodran Mustafit.

(Kosova Sot Online)