Futbollisti i Wolves dje bëri huqjen e shekullit
Aston Villa dhe Wolves u përballën dje mes vete në kuadër të javës së 27-të në Premierligën angleze.
Ndeshja përfundoi ashtu siç nisi, pa gola dhe pa fitues, ndonëse rastet nuk munguan në të dy anët.
Ekipi mysafir pati një mundësi të artë në minutat e fundit të ndeshjes, por askush s’mund ta besojë huqjen që e bëri lojtari Romain Saiss.
Ai nga afërsia dhe me portën bosh nuk arriti të realizonte.
(Kosova Sot Online)