Israel Adesanya pëson humbjen e parë në karrierë

  • A.P /
  • 07 March 2021 - 09:11
Israel Adesanya pëson humbjen e parë në karrierë

Israel Adesanya ka pësuar humbjen e parë në karrierë ndaj Jan Blachowicz të Zelandës së Re.

Ndeshja ishte thelbësore për Adesanya, i cili po tentonte për t’u bërë luftëtari i pestë që mban dy tituj UFC.

Përpara ndeshjes, Adesanya kishte thënë se nuk e shqetësonte Blachowiz duke qenë më me përvojë dhe më i moshuar.

Adesanya luftoi në dy raundet e fundit ndërsa Blachowicz dominoi luftën dhe luftëtari nigerian u rrah përfundimisht për herë të parë në artet marciale të përziera.

Gjyqtarët unanimisht i dhanë një fitore kumbuese Blachowiz, me rezultatet 49-46, 49-45, 49-45.

(Kosova Sot Online)