Derbi Feronikeli-Drita mbyll javën e 23-të në Superligë

  • A.P /
  • 07 March 2021 - 09:25
Derbi Feronikeli-Drita mbyll javën e 23-të në Superligë

Sot zhvillohet ndeshja e fundit e javës së 23-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Në stadiumin “Rexhep Rexhepi” sot Feronikeli e pret kampionen në fuqi, Dritën.

Ekipi gjilanas me fitore do ta rikthente pozitën e parë në tabelë, pozitë që momentalisht e ka Ballkani me një pikë më shumë.

Në anën tjetër, Feronikeli ka tjera probleme. Ekipi nga Drenasi ende nuk është në zonën e komoditetit pasi gjendet vetëm tri pikë larg zonës që dërgon në Ligën e Parë. 


(Kosova Sot Online)