“Treni” i fundit për Realin, fitorja ndaj Atleticos e domosdoshme

  • A.P /
  • 07 mars 2021 - 10:44
“Treni” i fundit për Realin, fitorja ndaj Atleticos e domosdoshme

Ose fitore ose përshëndetje me titullin këtë edicion. Këto janë dy opsionet e vetme të Real Madridit sot para ndeshjes me liderin e La Ligës, Atletico Madridin.

Të zgjedhurit e Zidane me fitore do t’i afroheshin në dy pikë Atletico Madridit, i cili më pas do të kishte një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër, Atletico Madrid me fitore eventuale sot do të bënte një hap shumë të madh drejt titullit kampion.

Carvajal, Hazard, Mariano e Ramos do të jenë mungesat e “Los Blancos”, kurse Gimenez, Herrera e Trippier do të mungojnë për Atletico Madridin.

Ndeshja nis nga ora 16:15 dhe luhet në stadiumin “Wanda Metropolitano”.

(Kosova Sot Online)