Man United synon t’ia ndalë ecurinë e fitoreve të njëpasnjëshme rivalit Man City

  • A.P /
  • 07 March 2021 - 16:52
Man United synon t’ia ndalë ecurinë e fitoreve të njëpasnjëshme rivalit Man City

Manchester Unitedi do të kërkojë t’ia ndërpresë rivalit, Manchester City, ecurinë mbresëlënëse të fitoreve të njëpasnjëshme, kur të përballet me të sonte në derbin e Premierligës në stadiumin Etihad.

Skuadra e Pep Guardiolës i ka fituar 21 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, edhe pse Unitedin e ka mposhtur vetëm një herë në katër takimet e fundit.

Por Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer i ka fituar vetëm dy nga tetë ndeshjet e fundit në ligë dhe rrezikon ta humbë pozitën e dytë në tabelën e Premierligës, nëse nuk i rrëmben tri pikë në këtë ndeshje.

City është lider i padiskutueshëm, 12 më shumë se vendi i dytë Leicester City dhe 14 më shumë se Unitedi.

(Kosova Sot Online)