“Messi e dashuron Barcelonën” presidenti Laporta optimist se Leo nuk largohet

  • S.A /
  • 08 March 2021 - 09:33
“Messi e dashuron Barcelonën” presidenti Laporta optimist se Leo nuk largohet

Presidenti i ri i Barcelonës, Joan Laporta, ka shpresa se Lionel Messi do të qëndrojë në Barcelonë, klubin të cilin ai është i bindur se sulmuesi argjentinas e dashuron.

Laporta u rikthye në postin e presidentit të klubit pas 11 vjetëve dhe synimi i tij i menjëhershëm është për ta gjetur një mënyrë për ta mbajtur Messin në Camp Nou.

Messi, i cili ishte buzë largimit nga klubi ku e kaloi gjithë karrierën verën e kaluar kur e kërkoi zyrtarisht largimin nga Barça, ka marrëveshje me klubin vetëm deri në qershor dhe është i lirë të largohet falas në përfundim të sezonit.

Duke folur si president i ri pasi i fitoi zgjedhje bindshëm të dielën në mesnatë, Laporta tha: “Sot bëhen 20 vjet që prej kur një djalosh me emrin Leo Messin debutoi për ekipin e të rinjve të Barcelonës (U12-13). Ta shohësh lojtarin më të mirë në botë duke ardhur për të votuar me djalin e vet është shembull i asaj që kemi thënë”.

“Leo e dashuron Barcelonën. Lojtari më i mirë në botë e dashuron Barcelonën”, shtoi ai.

“Shpresoj se kjo do t’i ndihmojë atij të qëndrojë në Barcelonë. Këtë e do ai”.

Laporta i mposhti dy kundërshtarët e tij Victor Font dhe Antoni Freixa, duke i fituar 54.28% të votave të dielën.

Laporta do të jetë presidenti i 41-të në historinë e klubit të Barcelonës dhe ky do të jetë mandati i tij i dytë si president. 

(Kosova Sot Online )