Tragjedi në ditëlindjen e 25-të, vdes futbollisti

  • A.P /
  • 08 March 2021 - 23:18
Tragjedi në ditëlindjen e 25-të, vdes futbollisti

Tragjedi në futbollin uruguian. Një ngjarje e rëndë ka shokuar ambientin sportiv në vendin latin pasi Franco Acosta në ditën e 25-vjetorit të lindjes është shuar duke u ndarë nga jeta.

Lojtari i cili cilësohej si një talent i madh dhe që provoi edhe një aventurë në Spanjë te ekipi B i Villareal, teksa prej gushtit të kaluar ishte pjesë e Atenas në kampionatin e Uruguait. Acosta festoi 25-vjetorin e lindjes dy ditë më parë.

Mbrëmjen e kaluar ndodhej nën shoqërinë e familjarëve për të festuar përvjetorin, që u kthye në tragjedi. Ngjarja ndodhi afër Montevideos, qytetit të tij të lindjes.

I riu tentoi të kalonte me not një përrua, por rrjedha e mori dhe humbi jetën. Trupi i tij është gjetur këtë të hënë.

(Kosova Sot Online)