Ramos dhe Hazard janë gati

  • S.A /
  • 12 March 2021 - 16:28
Ramos dhe Hazard janë gati

Sergio Ramos dhe Eden Hazard janë të gatshëm për të ndihmuar Real Madridin në pjesën e mbetur të sezonit.

Lajmin e ka konfirmuar Zinedine Zidane në konferencë për media para ndeshjes me Elchen.

Lexo Edhe:

Distria Krasniqi e pakonkurrencë në kategorinë e saj, bindshëm më e mira në botë

Ata kanë qenë të dëmtuar për më shumë se një muaj, por kanë lënë prapa shqetësimet dhe do të jenë në listë për sfidën e së shtunës në kuadër të La Ligës.

“Po janë të gatshëm”, u përgjigj Zidane kur u pyet për rikthimin e Hazard dhe Ramos.

“Jemi të lumtur që i kemi. Ideja është që të kenë minuta (kundër Elches)”.

Ata pritet të startojnë javën tjetër në Champions League kundër Atalantës.

(Kosova Sot Online )