Mourinho: Fitore e rëndësishme

  • 24 November 2015 - 23:55
Mourinho: Fitore e rëndësishme

Trajneri i Chelseas Jose Mourinho, e ka cilësuar se tejet të rëndsishme fitoren ndaj Maccabi Tel Aviv në udhëtim.

Chelsea e mposhti Maccabin 4:0 për tu ngjitur në vendin e parë në grup, pas humbjes që Porto e pësoi në shtëpi nga Dynamo Kiev.

Kjo fitore e ‘bluve’ është cilësuar tejet e rëndësishme nga menaxheri, Jose Mourinho.

“Ishte tejet e rëndësishme, veçanërisht pas asaj që ndodhi në Porto. Është gjithashtu e rëndësishme t’i keni dy fitore radhazi në disa ditë. Shpresoj që qetësia, morali dhe besimi të vijnë”, tha portugezi.

Chelsea tani kryeson në grup me 10 pikë aq sa ka edhe Porto, ndërsa Dynamo Kiev është e tretë me tetë pikë.