Vedat Muriqi në radarin e tri ekipeve të Premierligës

  • E.K /
  • 20 March 2021 - 20:02
 Vedat Muriqi në radarin e tri ekipeve të Premierligës

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi është vënë në radarin e tri ekipeve të Premierligës.

Përkundër formës jo të mirë që po kalon, ‘La Lazio Siamo Noi’ shkruan se yllin kosovar janë duke e monitoruar tre skuadra nga Premierliga.

Manchester United, Burnley dhe Tottenham Hotspur janë ekipet që po shprehin interesim për shërbimet e yllit të Kosovës.

Muriqi nuk po mund ta rigjejë formën e tij te Lazio, ndërsa zërat për një largim të tij po shtohen.

(Kosova Sot Online)