FFK e ndërron nesër logon që e kishte zgjedhur përkundër protestave e polemikave

  • S.A /
  • 22 March 2021 - 12:35
FFK e ndërron nesër logon që e kishte zgjedhur përkundër protestave e polemikave

Vetëm dy vjet e gjysmë pasi është bërë me logo të re, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka vendosur ta ndërrojë sërish atë. Logoja e vendosur në vitin 2018, e cila ishte zgjedhur përmes një procesi me dyshime e polemika, e cila kishte ngjallur edhe protesta, por të cilën e mbajti me insistim FFK, tash ka vendosur vet ajo që ta ndërrojë. Shtëpia e futbollit ka njoftuar se të martën do të bëhet prezantimi i logos së re të FFK-së dhe fanellave të reja të Kombëtares për fushatën kualifikuese të Botërorit.

Tash për tash nuk dihet se si do të duket logoja e re apo procesi nëpër të cilin është bërë përzgjedhja e saj e as autori. “Ju njoftojmë se nesër (më 23 mars), në orën 12:00, në hotel “Emerald” do të bëhet prezantimit i logos së re të FFK-së dhe i fanellave të reja të Kombëtares për fushatën kualifikuese të Botërorit “Katari 2022””, thuhet në njoftimin e FFK-së.

(Kosova Sot Online )