Challandes: Problem vitin e kaluar ishte se nuk i kishim të gjithë sulmuesit tonë

  • A.P /
  • 24 March 2021 - 22:57
Challandes: Problem vitin e kaluar ishte se nuk i kishim të gjithë sulmuesit tonë

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka folur për medie pas përfundimit të takimit me Lituaninë.

Kosova fitoi me rezultat 4-0 në një ndeshje ku luajti futboll shumë të mirë. Challandes tregoi pse mungoi kjo formë gjatë vitit të kaluar.

“Rashica është shumë i mirë. Edhe sulmuesit tjerë. Problemi vitin e kaluar ishte se nuk i kishim të gjithë sulmuesit tonë. Ata mund të sjellin gjithçka për skuadrën. Ne kemi nevojë për të gjithë. Raste patëm të gjithë. Ne duhet të shikojmë në të ardhmen dhe të ndërtojmë lojën tonë. Duke pasur lojtari si Zeneli është më e lehtë. Ai ka shumë vetëbesim. Lëndimi që ka pasur ishte shumë serioz dhe lojtarit i duhet shumë kohë për tu rikthyer në formën e dikurshme. Pas një lëndimi serioz bëhet shumë e vështirë për rikthim”, tha ai.

Tutje ai shpjegoi edhe pse mungoi lojtari Florent Muslija si dhe komentoi mungesën e Amir Rrahmanit.

“Nuk ishte komplet i gatshëm. Ka pasur një lëndim me ekipin. Kemi folur me ekipin e tij. Me stafin mjekësor. Është shumë i rëndësishëm për ne. Kemi edhe Rrahmanin që na mungon“, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)