E ardhmja e Dybalas në Juventus e pasigurt

  • S.A /
  • 25 March 2021 - 11:16
E ardhmja e Dybalas në Juventus e pasigurt

Fjalët gjithmonë kanë peshë dhe në këtë rast, ato të Pavel Nedved, thënë për DAZN, e kanë bërë të qartë të ardhmen e Paulo Dybala.

Sepse, nëse nga njëra anë Cristiano Ronaldo dhe Andrea Pirlo qëndrojnë në qendër të projektit bardhezi, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për talentin argjentinas.

“Dybala ka kontratë edhe për një vit tjetër dhe nuk kam asgjë tjetër për t’i shtuar asaj që Paratici dhe presidenti Agnelli kanë thënë tashmë. Por, është e qartë se te Juventusi po vlerësojmë çdo mundësi tregu”, ishin fjalët e zv.presidentit të Juventusit, i cili kështu pothuajse i jep fund aventurës së lojtarit në Torino.

Për momentin, shkruan “Corriere dello Sport”, ekzistojnë dy mundësi tregu: një shkëmbim me Antoine Griezmann, me synimin e fitimit të kapitalit me Barcelonën, ose me Mauro Icardin. Nga Premier League duket se ka interes prej Chelsea dhe Tottenham.

(Kosova Sot Online )