Klopp e lut për herë të fundit Wijnaldumin

  • S.A /
  • 27 March 2021 - 09:26
Klopp e lut për herë të fundit Wijnaldumin

Wijnaldum është në vitin e fundit të kontratës me Liverpoolin. Jurgen Klopp do të tentojë për herë të fund të bindë Georginio Wijnaldumin që të qëndrojë në Liverpoool, raporton “90min”. Kontrata e Wijnaldum mbaron në fund të sezonit dhe 30-vjeçari duket se nuk është afër nënshkrimit të një marrëveshje të re me klubin nga Anfield. 

{534192/}

Derisa raportohet se Wijnaldum ka një marrëveshje me Barcelonën, Klopp u ka kërkuar pronarëve të klubit që të paguajnë mesfushorin holandez aq sa ai po kërkon, në mënyrë që të qëndrojë në Anfield.

Ai është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2016, ka bërë 226 paraqitje dhe ka shënuar 22 gola.

(Kosova Sot Online  )