Bale nuk është në planet e Real Madridit për sezonin e ardhshëm

  • S.A /
  • 27 March 2021 - 16:15
Bale nuk është në planet e Real Madridit për sezonin e ardhshëm

Gareth Bale ka arritur të rikuperojë buzëqeshjen e tij të nën drejtimin e Jose Mourinhos, por kjo nuk i garanton atij një vend në skuadrën e Real Madridit për sezonin e ardhshëm.

Uellsiani ka katër gola dhe dy asistime në pesë paraqitjet e tij të fundit për Spurs.

31-vjeçari ishte shfaqur për të treguar planin e tij për t’u kthyer në Real Madrid për sezonin e ardhshëm për të përfunduar pjesën e mbetur të kontratës së tij, megjithatë Bale nuk është në planet e klubit madrilen për edicionin e ardhshëm.

Lajmi i mirë për Los Blancos është se, me performancat e Bale më në fund, do të ishte më e lehtë për ta shitur atë në verë, qoftë në Tottenham apo diku tjetër.

Nëse Real Madrid ka një plan për Bale sezonin e ardhshëm, kjo përfshin vetëm heqjen e pagës prej 30 milion eurosh nga obligimet. 

(Kosova Sot Online )