A do të luajë Valon Berisha? Përgjigjet Challandes

  • A.P /
  • 30 March 2021 - 18:23
A do të luajë Valon Berisha? Përgjigjet Challandes

Valon Berisha vazhdon të jetë në dyshim për ndeshjen e së mërkurës që Kosova do ta zhvillojë me Spanjën.

Bernard Challandes, trajneri i Kosovës, ka thënë se në stërvitjen e fundit në Spanjë, që tashmë ka nisur, do të shohin nëse Berisha është i gatshëm për të zbritur në fushë të mërkurën.

“Tani e kemi stërvitjen dhe ai do të jetë me ne, atëherë do ta kuptojnë nëse Valoni do të jetë në gjendje për të luajtur apo jo!”, u shpreh Challandes.

(Kosova Sot Online)