Verrati del pozitiv me koronavirus, do të mungojë ndaj Bayernit

  • A.P /
  • 02 April 2021 - 19:36
Verrati del pozitiv me koronavirus, do të mungojë ndaj Bayernit

Futbollisti i Paris Saint-Germain, Marco Verrati është infektuar me koronavirus.

Lajmi është konfirmuar nga klubi francez përmes një njoftimi në profilin e tyre në Twitter.

“Ai do të respektojë izolimin dhe i nënshtrohet protokollit të duhur shëndetësor” – thuhet ndër tjera në njoftim.

Nuk dihet nëse Verratti është infektuar me COVID-19 gjatë kohës sa ishte me ekipin kombëtar të Italisë.

Por, ajo që dihet është që Verratti do t’i mungojë PSG-së në ndeshjen e Champions League ndaj Bayern Munich javën e ardhshme. 

(Kosova Sot Online)