Klopp ankohet që ndeshja do të zhvillohet në “Di Stefano”

  • A.P /
  • 06 April 2021 - 21:18
Klopp ankohet që ndeshja do të zhvillohet në “Di Stefano”

Jurgen Klopp, trajneri i Liverpoolit, nuk është i lumtur me fushën ku do të zhvillohet ndeshja me Real Madridin në Ligën e Kampionëve.

Për shkak se po rinovohet “Santiago Bernabeu”, Reali gjithë sezonin i ka luajtur ndeshjet në “Alfredo Di Stefano”, fushën e ekipit të dytë, Real Madrid B.

Kjo s’po i pëlqen Jurgen Kloppit, që thotë se po luan në një qendër stërvitore.

“Duket sikur do të luajmë në një fushë të stërvitjeve”, tha Klopp.

“Është e vërtet që për një kohë të gjatë kemi luajtur në stadiume boshe. Por, Di Stéfano është një terren stërvitor. Tjetër gjë është të vizitosh Unitedin dhe të luash pa tifozë në Old Trafford, por tjetër gjë këtu, në terrenin e tyre të stërvitjes. Për mua është shumë ndryshe nga gjithçka deri më tani”.

(Kosova Sot Online)