Sarri refuzon skuadrën e madhe italiane

  • A.P /
  • 09 April 2021 - 23:22
 Sarri refuzon skuadrën e madhe italiane

Napoli dhe Roma mbeten në garë për Maurizio Sarri, i cili ka refuzuar një ofertë nga Fiorentina sipas Football Italia.

Trajneri toskan është nën kontratë me Juventusin deri në 2022, por Zonja e Vjetër mund të përfundojë marrëveshjen e tyre deri në fund të muajit, duke paguar 2.5 milion €, 

Sarri u shkarkua nga Bianconeri një vit më parë pavarësisht se fitoi një titull të nëntë në Serie A.

Fiorentina, Napoli dhe Roma kanë pasur kontakte me ish-trajnerin e Juventusit dhe Football Italia e kupton që Sarri ka refuzuar një ofertë nga Toskanët.

Sarri nuk donte të bashkohej me ndonjë ekip ndërsa sezoni ishte në vazhdim dhe refuzoi të gjitha ofertat që ai mori gjatë fushatës.

Ish-trajneri i Chelsea është i vendosur të bashkohet me një klub të Serie A në fund të sezonit dhe Roma dhe Napoli janë opsionet më konkrete për momentin.

(Kosova Sot Online)