Dy ndeshje interesante në Superligë

  • A.P /
  • 11 April 2021 - 09:18
Dy ndeshje interesante në Superligë

Xhiroja e 28 në Superligën e Kosovës në futboll vazhdon sot me dy ndeshje mjaft interesante.

Llapi do të tentojë të triumfojë ndaj favorites për titull dhe kampiones në fuqi, Dritës

Aktualisht, gjilanasit ndodhen në vendin e dytë me 58 pikë të grumbulluara, ndërsa Llapi në vendin e shtatë me 33 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Prishtina takohet me Drenicën, ku tri pikët janë “detyrim” për kryeqytetasit.

(Kosova Sot Online)