Chelsea-Porto, formacionet e mundshme

  • S.A /
  • 13 April 2021 - 13:47
Chelsea-Porto, formacionet e mundshme

Chelsea do të tentojë të përfundojë atë që e nisi para një javë, eliminimin e Portos dhe kalimin në gjysmëfinale të UEFA Champions League. Blutë e Londrës e fituan ndeshjen e parë në udhëtim ndaj Portos me rezultat 0:2 dhe kanë komoditet të madh në ndeshjen e kthimit, edhe pse nuk do të luhet në “Stamford Bridge” por në “Ramon Sanchez Pizuan” të Sevillas. Chelsea nuk e ka të konfirmuar asnjë mungesë për këtë takim, kurse në dyshim janë Christensen dhe Thiago Silva.

Kovacic dhe Ziyech janë të vetmit të rrezikuar për të mos u paraqitur në ndeshjen e ardhshme nëse ndëshkohen me karton të verdhë sonte. Në anën tjetër, trajneri i Portos, Sérgio Conceição e ka tërë ekipin në dispozicion për këtë takim. Mbemba është i vetmi i rrezikuar për të munguar në ndeshjen tjetër nëse ndëshkohet me karton të verdhë. UEFA në webfaqen e saj ka publikuar formacionet e mundshme për të dyja ekipet. Chelsea: Mendy; Azpilicueta, Zouma, Rüdiger; James, Jorginho, Kovačić, Alonso; Mount, Havertz, Pulišić. Porto: Marchesín; Manafá, Pepe, Mbemba, Zaidu; Corona, Sérgio Oliveira, Uribe, Otávio; Marega, Taremi.

(Kosova Sot Online )