Challandes tregon pse nuk e ftoi Mirlind Dakun

  • A.P /
  • 13 April 2021 - 22:28
Challandes tregon pse nuk e ftoi Mirlind Dakun

Bernard Challandes, trajneri i Kosovës, ka folur pse vendosi të mos e ftoj sulmuesi në formë në Superligë, Mirlind Daku.

“Daku është temë për ekipin tonë dhe për mua. Unë e pranoj pyetjen tënde vetëm nëse mendoni se ishte zgjedhje e keqe, se Daku është më i mirë se ndonjë lojtarë tjetër që ishte në ekip, por vetëm pse ka shënuar disa gola këtu në kampionat, jo, kjo nuk ësht arsyeja”, tha Challandes.

“Është çështje e konkurrencës. Unë nuk flas keq për ligën e Kosovës. Nuk mund të krahasoni një sulmues të ligës së Kosovës me një sulmues si Rashica. I kam parë dy lojë të Dakut tani në Kupë dhe në kampionat”, ka shtuar Challandes.

(Kosova Sot Online)