Sfidat e para çerekfinale të “Play-off”-it

  • A.P /
  • 16 prill 2021 - 17:31
Sfidat e para çerekfinale të “Play-off”-it

Të dielën do të zhvillohen ndeshjet e para çerekfinale të “play-off”-it në Superligën e Kosovës në basketboll.

Sfida e parë do të jetë ndërmjet Pejës dhe Sigal Prishtinës. Peja u rendit në vendin e katërt në garat e rregullta, kurse Sigal Prishtina në vendin e pestë. Gjatë edicionit të rregullt në katër ballafaqime, tri fitore shënuan pejanët, kurse një prishtinasit.

Takimi tjetër është mes Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit. Therandasit hyn të motivuar pasi fituan Ligën Unike, ndërsa Bashkimi kërkon rezultate sa më pozitive në këtë edicion. Në garat e rregullta, Ylli përfundoi në vendin e tretë, kurse prizrenasit në vendin e gjashtë. Këto skuadra u ballafaquan katër herë në Superligë dhe një herë për Kupë, ku katër fituan therandasit dhe një herë prizrenasit.

Ponte Prizreni dhe Rahoveci janë kualifikuar direkt në gjysmëfinale.

SISTEMI PLAY OFF 2021

Në raundin e parë ekipet do të ndeshen 3-6 dhe 4-5 deri në dy fitore, kurse ekipet e renditura në pozitat 1 dhe 2 në raundin e parë do të pauzojnë dhe në gjysmëfinale do të takohen me ekipet nga renditja 3/4/5/6. Ndeshjet e play off-it do të zhvillohen të dielën, të martën dhe të premten në vazhdimësi pa ndërprerje nëse nuk vjen deri te zhvillimi i ndeshjes se fundit Konform PG .

Skuadra e cila renditet si e shtata në tabelë në fund të edicionit të rregullt do të luajë në play out me finalistin e Ligës se Parë  në  dy ndeshje  dhe  anëtar i ri i FIVE STAR Superligës së Kosovës do të shpallet ekipi, i cili nga dy ndeshjet ka rezultatin më të mirë në koshdallim.

Gjysmëfinalet e play-offit zhvillohen sipas formulës 1vs 4-5, 2 vs 3-6. Plasmanin në finale e siguron ekipi që i pari arrin 3 fitore. Gjysmëfinalet zhvillohen sipas formatit 2-2-1 dhe epërsinë e terrenit vendës e ka ekipi më lartë i plasuar në edicionin e rregullt.

Në finale të play-offit takohen ekipet fituese të gjysmëfinaleve. Kampion i FIVE STAR Superligës shpallet ekipi që i pari arrin tri fitore. Finalja e play-offit zhvillohet sipas formatit vajtje-ardhje. Përparësinë e terrenit vendës e ka ekipi që ka qenë më mirë i ranguar në sezonin e rregullt dhe luan si vendas në ndeshjet 1 dhe 3 dhe ndeshjen eventuale 5. Ndeshjet e play off-it do të zhvillohen të dielën, të martën dhe të premten në vazhdimësi pa ndërprerje nëse nuk vjen deri te zhvillimi i ndeshjes së fundit Konform PG.

(Kosova Sot Online)