Kosovare Asllani drejt rehabilitimit pas lëndimit të rëndë

  • A.P /
  • 04 May 2026 - 15:30
Kosovare Asllani drejt rehabilitimit pas lëndimit të rëndë

Kosovare Asllani po e kalon periudhën e shërimit pas operimit që e pati në gju.

Futbollistja kosovare i ka vizituar shoqet e skuadrës së saj, London City Lionesses.

36-vjeçarja u prit me duartrokitje dhe u përqafua me shoqet e skuadrës.

Ajo u shfaq me paterica, ndërsa po e kalon fazën e rehabilitimit.

Përfaqësuesja suedeze shpreson të rikthehet në pjesën e dytë të vitit për t’i ndihmuar shoqet e skuadrës. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kosovare Asllani (@asllani9)

(Kosova Sot Online)