Pushimet e Kylian Mbappe kanë ndezur polemika
Pushimet e Kylian Mbappé në Sardenja kanë ndezur polemika të forta në Spanjë.
Sulmuesi francez është vënë në qendër të kritikave nga mediat iberike, të cilat nuk e kanë pritur mirë zgjedhjen e tij për t’u shkëputur në një moment delikat të sezonit.
Sipas raportimeve që vijnë nga Spanja, atmosfera rreth tij nuk është aspak e qetë.
Përveç kritikave të jashtme, ka edhe pakënaqësi brenda dhomave të zhveshjes: disa prej shokëve të skuadrës e konsiderojnë Mbappén si një lojtar “të privilegjuar”, duke aluduar për trajtim të veçantë krahasuar me pjesën tjetër të grupit.
Kjo situatë e ka shtuar tensionin në një moment të rëndësishëm të sezonit, ku çdo detaj mund ta bëjë diferencën.
Shtypi spanjoll është treguar veçanërisht i ashpër, duke e vënë në diskutim jo vetëm vendimin për pushime, por edhe përkushtimin e tij ndaj skuadrës.
Mbappé, nga ana tjetër, ka tentuar t‘i minimizojë polemikat në javët e fundit, duke e theksuar rëndësinë e objektivave me klubin dhe duke e hedhur poshtë dyshimet mbi angazhimin e tij.
Megjithatë, zërat për një ndarje mes tij dhe ambientit përreth vazhdojnë të qarkullojnë, duke e bërë situatën edhe më të ndjeshme.
Në Spanjë, çdo lëvizje e yllit francez analizohet në detaj – dhe këtë herë, pushimet në Sardenja kanë mjaftuar për ta hapur një tjetër kapitull polemikash.
(Kosova Sot Online)
