Laporta: “Jam i bindur se Messi dëshiron të vazhdojë në Barça”

  • S.A /
  • 17 April 2021 - 08:48
Laporta: “Jam i bindur se Messi dëshiron të vazhdojë në Barça”

Joan Laporta është rikthyer të flasë për Lionel Messin. Për ‘El Chiringuito’, numri një i Barcelonës tha se është i bindur që Leo dëshiron të vazhdojë të luajë në “Camp Nou”. Messi është në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën, ai vitin e kaluar kërkoi zyrtarisht largimin, por ish presidenti, Josep Maria Bartomeu, nuk e lejoi të largohet.

“Rinovimi i Messit po përparon në mënyrë adekuate”, u shpreh ai. “Do të bëjë gjithçka që është e mundur, me mundësitë e klubit që Messi të vazhdojë”. “Unë jam i bindur që ai dëshiron të vazhdojë në Barça”. 

(Kosova Sot Online )