Dy super ndeshje në Superligë
Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit të javës së 29-të në Superligën e Kosovës në futboll
Në “Riza Lushta”, Trepça’89 e pret Dritën në një ndeshje që pritet të jetë e zjarrtë.
Mitrovicasit ende s’e kanë siguruar mbijetesën, ndërsa gjilanasit po kërkojnë titullin e kampionit.
Në ndeshjen tjetër në “Rexhep Rexhepi” Feronikeli do ta presë Ballkanin. Suharekasit kërkojnë fitoren për të vazhduar fuqishëm luftën për titull, kurse ekipi nga Drenasi ende nuk e ka siguruar mbijetesën.
Të dyja këto ndeshje nisin sot me fillim nga oa 15:00.
(Kosova Sot Online)