Laporta: Jam i bindur që Messi dëshiron të qëndrojë

  • A.P /
  • 18 April 2021 - 11:02
Laporta: Jam i bindur që Messi dëshiron të qëndrojë

Joan Laporta u shfaq mjaft i sigurt për sigurimin e së ardhmes së Lionel Messit pasi përcolli fitoren e Barcelonës në finalen e Copa del Rey .

Presidenti i sapozgjedhur vëzhgoi nga tribunat në Sevilje ndërsa kapiteni i ekipit të tij shënoi dy herë në fitoren 4-0 ndaj Athletic Bilbaos.

” Leo është lojtari më i mirë në botë “, tha Laporta më pas për Telecinco.

“Ai është shumë i lidhur me këtë klub. Unë jam i bindur se ai dëshiron të qëndrojë dhe ne do të bëjmë gjithçka që kemi në fuqinë tonë në mënyrë që ai të qëndrojë. Sot, ne pamë që ai ishte i rrethuar nga një ekip i shkëlqyeshëm. Ata luajtën një futboll shumë të mirë” – tha Laporta.

Copa del Rey është trofeu i parë i presidentit të ri që kur mori përgjegjësinë e klubit dhe titullin i parë i ekipit në dy vjet. 


(Kosova Sot Online)