Real Madridi interesohet për Calhanoglun

  • G.G /
  • 20 April 2021 - 15:03
Real Madridi interesohet për Calhanoglun

Situata e turkut Hakan Calhanoglu vazhdon të mbajë në ankth Milanin.

Pavarësisht bisedimeve intensive mes drejtuesve kuqezinj dhe menaxherëve të futbollistit për rinovimin e kontratës, palët nuk kanë arritur ende të gjejnë një zgjidhje.

Kontrata e mesfushorit me klubin nga Milanello skadon në fund të sezonit dhe italianët rrezikojnë ta humbasin mesfushorin e talentuar me parametër zero.

Pikërisht nga kjo situatë e ndërlikuar kërkon të përfitojë Real Madridi, që ka nisur të interesohet seriozisht për 27-vjeçarin, të cilin mund ta përfitojë me parametër zero në rast se lojtari nuk gjen marrëveshjen me “Djallin”.

(Kosova Sot Online)