City e synon shkëputjen sonte

  • S.A /
  • 21 April 2021 - 13:55
City e synon shkëputjen sonte

“Citizens” e vizitojnë Aston Villën, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 33-të të Premierligës angleze

Manchester City do ta synojnë sonte shkëputjen në tabelën e kampionatit anglez.

“Citizens” do ta vizitojnë Aston Villën, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 33-të në Premierligë.

Aktualisht, ekipi i Pep Guardiolës i ka 8 pikë më shumë se ndjekësi kryesor, Manchester United.

Një fitore eventuale në Birmingham do ta afronte edhe më shumë Cityn me titull të kampionit, kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro pa përfunduar sezoni.

Qytetarët kanë lëshuar pikë në ndeshjet e fundit dhe nuk guxojnë të gabojnë më pasi United s’është shumë larg.

Nga ana tjetër, Aston Villa do të mundohet t’i mbajë pikët në shtëpi pasi synon që ta mbyllë sezonin sa më lartë në tabelë.

Ndeshja në mes të Aston Villës me Manchester Cityn do të fillojë në orën 21:15.

Paraprakisht, sonte luan Tottenhami me Southamptonin. 

(Kosova Sot Online )