S’ka kthim prapa për Sergio Ramosin

  • A.P /
  • 22 prill 2021 - 23:35
S’ka kthim prapa për Sergio Ramosin

Sergio Ramos është rrugës për t’u larguar nga Real Madridi pas 16 sezoneve.

Kontrata e kapitenit përfundon në fund të sezonit dhe rinovimi nuk ka ardhur ende dhe për më keq, deklaratat e Florentino Perez së fundmi nuk ishin aspak pozitive, i cili për momentin, disa herë përsëriti se objektiv është shpëtimi i sezonit dhe klubit pas problemeve financiare që janë duke pasur klubet shkaku i COVID-19.

Reali kërkonte nga Ramos, sipas mediave në Spanjë, që të ulë dukshëm rrogën, dhe donte një përgjigje deri në fund të marsit, por nuk erdhi dhe klubi tashmë duket se e ka vendosur.

Reali tashmë raportohet se ka siguruar shërbimet e David Alaba, që shumicën e ndeshjeve viteve të fundit ka luajtur si mbrojtës qendror, ani pse e ka nisur karrierën si mbrojtës i majtë.

Sido që të jetë, ata që ende nuk po pajtohen me largimin e mundshëm të Ramos, janë tifozët, që assesi të kapërdijnë mos angazhimin e Realit për ta mbajtur në klub njeriun që i ka dhënë gjithçka për shumë vite.

Ramos, deri sot ka bërë 670 paraqitje me Realin, ka shënuar 101 gola. 


(Kosova Sot Online)