Varane preferon Man Unitedin para PSG-së

  • G.G /
  • 23 April 2021 - 15:38
Varane preferon Man Unitedin para PSG-së

Mbrojtësi mund të largohet nga Real Madridi gjatë verës dhe dëshiron të transferohet në “Old Trafford”.

Raphael Varane do të dëshironte një transferim te Manchester United nëse largohet nga Real Madridi gjatë verës, sipas AS.

Varane ka vetëm edhe një vit kontratë me Realin dhe është i interesuar për një aventurë të re.

Sipas AS, 27-vjeçari preferon Unitedin para Paris Saint Germain, që gjithashtu interesohen për qendërmbrojtësin.

(Kosova Sot Online)