Më në fund kthehet Eden Hazard

  • G.G /
  • 23 prill 2021 - 15:42
Më në fund kthehet Eden Hazard

Eden Hazard do t’i japë fund vuajtjeve të shtunën.

100 milionëshi, që ka qenë një dështim që prej transferimit nga Chelsea, do të kthehet në aksion pas gati dy muajsh.

Ai ka humbur 11 nga 16 ndeshje që ka zhvilluar Reali në vitin 2021.

Por, ditët e këqija duket se kanë marrë fund.

Zinedine Zidane ka konfirmuar se ai do të ftohet për sfidën kundër Real Betis, që Madridi do ta zhvillojë të shtunën nga ora 21:00 në “Alfredo di Stefano”.

Por, lajmi i keq është humbja e Toni Kroos, që vazhdon të jetë i dëmtuar, derisa pas pushimit me Cadizin, Modric është riaftësuar dhe është sërish gati për lojë.

“Kroos do të jetë jashtë, derisa Modric është kthyer. Me një anë lajm shumë i mirë, në anën tjetër lajm shumë i keq. Hazard do të kthehet në skuadër, një tjetër lajm shumë i mirë”, u shpreh Zidane.

(Kosova Sot Online)