West Ham dhe Chelsea kërkojnë Championsin

  • A.P /
  • 24 April 2021 - 17:55
West Ham dhe Chelsea kërkojnë Championsin

West Ham dhe Chelsea do të përballen sonte në derbin për një vend në Champions League.

Ndeshja e javës së 33-të në Premierligë vë përballë dy ekipet që kanë të njëjtin synim e të njëjtat pikë, nga 55.

Chelsea gjendet në vendin e katërt për shkak të golaverazhit më të mirë, kurse në të pestin gjendet West Ham.

Të dyja ekipet tashmë kanë publikuar formacionet startuese të ndeshjes që nis nga ora 18:30.

(Kosova Sot Online)