Peja e “shpartallon” Ponte Prizrenin

  • A.P /
  • 30 April 2021 - 18:50
Peja e “shpartallon” Ponte Prizrenin

Klubi basketbollistik Peja e ka fituar ndeshjen e tretë të gjysmëfinaleve të play-offit ndaj Ponte Prizrenit dhe tani prin 2:1 në ndeshje. Pejanët tani janë një fitore larg finales.

Peja e mposhti me rezultat 108:85 Ponte Prizrenin, duke e dominuar në çdo aspekt.

Vendasit e nisën mjaft mirë takimin duke e fituar çerekun e parë me rezultat 30:22 dhe duke e krijuar epërsinë që vetëm sa do ta thellonin në vazhdim.

Edhe çereku i dytë i takoi vendasve, teksa rezultati në semafor pas pjesës së parë tregonte 52:40.

Në të tretin, Peja arriti ta kufizonte Ponten në vetëm 16 pikë, teksa vet shënuan plot 30 sosh, ndërsa rezultati ishte 82:56.

Nç çerekun e katërt, Ponte Prizreni shënoi më shumë pikë, por nuk mjaftoi teksa rezultati në fund tregonte 108:85.

Kështu, Pejës i mbetet ta arrijë edhe një fitore për t’u kualifikuar në finalen e madhe.

(Kosova Sot Online)