Ronaldo iu përgjigjet në këtë mënyrë thirrjeve provokuese

  • A.P /
  • 20 April 2026 - 13:25
Ronaldo iu përgjigjet në këtë mënyrë thirrjeve provokuese

Cristiano Ronaldo ishte sërish protagonist, jo vetëm me gol, por edhe me reagimin e tij ndaj tifozëve gjatë fitores së Al-Nassr në AFC Champions League Two.

Portugezi e shënoi golin e parë të ndeshjes dhe e udhëhoqi skuadrën drejt një fitoreje bindëse 4-0, duke e siguruar kualifikimin në gjysmëfinale.

Megjithatë, gjatë lojës ai u provokua vazhdimisht nga tifozët kundërshtarë, të cilët e brohorisnin emrin e Lionel Messi për ta irrituar.

Reagimi i Ronaldos ishte i menjëhershëm dhe shumë domethënës: ai vendosi gishtin në buzë, duke kërkuar heshtje nga tribuna.

Më pas e bëri edhe shenjën “qetësi” (“calma”), duke iu drejtuar tifozëve që të ndalonin provokimet.

Në një moment tjetër, ai madje e tregoi edhe rezultatin me gishta, duke iu përgjigjur drejtpërdrejt koreve nga tribuna.

Pavarësisht presionit dhe atmosferës armiqësore, Ronaldo dominoi në fushë dhe e tregoi edhe një herë përvojën dhe personalitetin e tij, duke mos lejuar që provokimet ta shpërqendrojnë.

Me këtë fitore, Al-Nassr e vazhdon rrugëtimin drejt finales, ndërsa Ronaldo afrohet gjithnjë e më shumë me shifrën historike të 1000 golave në karrierë. 

(Kosova Sot Online)