Pas nëntë viteve largohet ylli i Bayernit

  • S.A /
  • 04 May 2021 - 16:01
Pas nëntë viteve largohet ylli i Bayernit

Pas nëntë viteve të kaluara në “Allianz Arena”, mesfushori Javi Martinez do të largohet në fund të sezonit.

Klubi dhe futbollisti kanë rënë dakord që të mos e zgjasin kontratën që përfundon më 30 qershor të këtij viti.

Spanjolli erdhi te kampionët e Gjermanisë në vitin 2012 dhe shpejt u bë një nga shtyllat e ekipit. 

Në sezonin debutues të Martinez, FC Bayern fitoi tripletën, gjë të cilën e përsëritën edhe vitin e kaluar. 

(Kosova Sot Online )