Juve refuzon Barçën dhe Chelsean për De Ligt

  • S.A /
  • 08 May 2021 - 13:34
Juve refuzon Barçën dhe Chelsean për De Ligt

Matthijs de Ligt nuk është në shitje. Sipas Tuttosport, ditë më parë Juventusi ka refuzuar dy oferta nga Barcelona dhe Chelsea. Qendërmbrojtësi u transferua nga Ajaxi në vitin 2019 për 85.5 milionë euro dhe ka kontratë deri më 2024.

Sido që të jetë, 21-vjeçari nuk është në shitje dhe do të dëshironte të shkruajë historinë me Juven dhe një ditë të bëhet edhe kapiten. De Ligt nuk ka luajtur shumë këtë sezon, fillimisht i dëmtuar dhe më pas u infektua edhe me COVID-19. 

(Kosova Sot Online )