Llapi nis përgatitjet për finalen e Kupës, zhvendoset në Vushtrri

  • A.P /
  • 10 May 2021 - 21:07
Llapi nis përgatitjet për finalen e Kupës, zhvendoset në Vushtrri

Skuadra e Llapit është zhvendosur në stadiumin me bari natyral në Vushtrri për tu përgatitur për finalen e Kupës së Kosovës ndaj Dukagjinit.

Llapi ka zgjedhur fushën në Vushtrri për t’iu përshtatur fushës së stadiumit “Fadil Vokrri”, aty ku do zhvillohet finalja e Kupës ndaj Dukagjinit.

“Stërvitja e sotme u mbajt për rreth 2 orë dhe futbollistët janë të përgaditur maksimalisht për ta dhënë më të mirën në fushë dhe për ta arritur synimin, fitimin e Kupës” – thuhej në postimin e skuadrës llapjane.

Finalja e Kupës luhet me datë 12 maj në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.


(Kosova Sot Online)