UEFA nis hetim kundër Real Madridit, Barcelonës dhe Juventusit

  • S.A /
  • 12 May 2021 - 14:21
UEFA nis hetim kundër Real Madridit, Barcelonës dhe Juventusit

UEFA ka njoftuar se e ka nisur një hetim disiplinor ndaj Real Madridit, Barcelonës dhe Juventusit, për shkak të përpjekjeve të tyre për ta krijuar një Superligë Evropiane. Reali, Barça dhe Juve janë tri klubet e vetme nga 12 klube evropiane që s’u larguan nga projekti i krijimit të kësaj lige të mbyllur pas kritikave të ashpra muajin e kaluar.

Në përputhje me Artikullin 31(4) të Rregulloreve Disiplinore të UEFA-s, sot janë emëruar inspektorët e Departamentit të UEFA-s për Etikë dhe Disiplinë, për ta kryer një hetim disiplinor në lidhje me shkeljet e mundshme të kornizës ligjore të UEFA-s nga Real Madrid CF, FC Barcelona dhe Juventus FC, në lidhje me projektin e ashtuquajtur ‘Superligë’”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

Superliga u krijua nga 12 klube si anëtare themeluese, por nëntë prej tyre – Manchester United, Liverpool, Manchester City, Chelsea, Tottenham Hotspur, Arsenal, AC Milan, Inter Milan dhe Atletico Madrid – janë tërhequr dhe kanë arritur marrëveshje me UEFA-n.

Klubet që u tërhoq e nënshkruan një “Deklaratë Përkushtimi të Klubit” me shtëpinë e futbollit evropian javën e kaluar, e cila e përfshirë një varg hapash riintegrimi.

Ndëshkimi me të cilin mund të përballen këto tri klube është edhe përjashtimi nga garat evropiane. 

(Kosova Sot Online )