Calhanoglu gjithnjë e më afër Juventusit

  • E.K /
  • 14 maj 2021 - 17:40
 Calhanoglu gjithnjë e më afër Juventusit

Hakan Calhanoglu thuhet se është afër arritjes së një marrëveshje me Juventusin, megjithëse Milani mund të rrisë ofertën e tyre nëse siguron njërin nga katër vendet e para që dërgojnë në Champions League.

Kontrata e reprezentuesit të Turqisë skadon në qershor dhe megjithëse Milani ka qenë në bisedime për të zgjatur qëndrimin e tij në klub, të dy palët nuk kanë arritur ende një marrëveshje.

Sipas Calciomercato, Juventusi i ka ofruar Calhanoglut një marrëveshje prej 5 milionë euro në vit.

Të dy palët thuhet se janë afër arritjes së një marrëveshje, por Milani mendon ende në garë. Rossonerët i kanë ofruar 27-vjeçarit një pagë prej rreth 4 milionë euro në vit dhe mund të rrisin ofertën e tyre nëse ata sigurojnë Champions Leaguen.

Milan përballet me Cagliari në shtëpi të dielën dhe një fitore do t’ia sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve për herë të parë që nga viti 2013. Nga ana tjetër, Juventus, mund të humbasë Champions Leaguen edicionin e ardhshëm.

“Zonja e Vjetër është në vendin e pestë në tabelën e Serie A, një pikë larg Napolit. Skuadra e Andrea Pirlo përballet me Interin në shtëpi të shtunën dhe me Bolognan më 23 maj.

(Kosova Sot Online)