Barça do të bëjë gjithçka për Haalandin, prioritet para Messit

  • S.A /
  • 15 May 2021 - 09:31
Barça do të bëjë gjithçka për Haalandin, prioritet para Messit

Është fakt se Lionel Messi i ka dhënë gjithçka Barcelonës, por Barcelona ka hedhur sytë kah Erling Haaland.

Ai është 13 vite më i ri se Leo dhe Barça mendon se me të, do të kishin të garantuar sulmin për të paktën 10 sezone dhe ai është prioritet i katalunasve, ashtu si natyrisht, rinovimi i kontratës së 33-vjeçarit,

Sido që të jetë, nuk do të jetë e lehtë, për shkak të problemeve ekonomike shkaku i pandemisë.

Ata, ndoshta do të detyrohen që këtë verë, të zgjedhin mes Haaland dhe Messi. 

(Kosova Sot Online )