U organizua ndeshja për nder të katër dëshmorëve ish-futbollistë të Llapit

  • A.P /
  • 17 May 2021 - 21:28
U organizua ndeshja për nder të katër dëshmorëve ish-futbollistë të Llapit

Të hënën në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujeve, FFK në bashkëpunim me Ligën e Veteranëve të Futbollit dhe KF Llapi e organizoi ndeshjen e parë memoriale për nder të katër ish-futbollistëve të Llapit, që ranë dëshmorë në luftën çlirimtare: Kujtim Aliu,  Vllaznim Emini, Milazim Berisha dhe Nexhat Fetahu.

Në këtë ndeshje u përballën ekipi i Veteranëve të Llapit dhe Përfaqësuesja e Veteranëve të Kosovës.

Pas një loje interesante fitores iu gëzuan Veteranët e Përfaqësues së Kosovës, me rezultat 2:0.

(Kosova Sot Online)