United, ndeshje për statistika me Fulham

  • A.P /
  • 18 May 2021 - 18:31
United, ndeshje për statistika me Fulham

Manchester United pret sonte në Old Trafford skuadrën tashmë të rënë nga liga, Fulham

United do të luajë sonte për ta siguruar vendin e dytë edhe matematikisht, pasi që një fitore kundër Fulham do të bëntë që United të konfirmohej si nënkampion i Anglisë.

Për këtë, Solkskjaer ka hedhur në fushë një ekip të mirë të cilit i prin Paul Pogba kurse në sulm janë Cavani, Greenëood dhe Bruno Fernandes.

Ndërkaq, Fulham tashmë veç është konfirmuar se sezonin e ri do të luajë në Championship pasi që ka 27 pikë, nëntë më pak se Brighton që është në vendin e 17.

Deri në fund të Premier Ligës angleze bashkë me ndeshjen e sotme kanë mbetur vetëm dy ndeshje.

(Kosova Sot Online)