Trajneri i Maqedonisë Veriore nesër zbulon futbollistët e ftuar për Euro 2020

  • A.P /
  • 19 May 2021 - 17:25
Trajneri i Maqedonisë Veriore nesër zbulon futbollistët e ftuar për Euro 2020

Trajneri i Maqedonisë Veriore në futboll, Igor Angelovski, të enjten në orën 11.00, do të shpalos listën e futbollistëve të cilët do të debutojnë në Kampionatin Evropian në Bukuresht dhe Amsterdam.

Tre kombëtaret kundërshtare: Austria (13 qershor), Ukraina (17 qershor) dhe Holanda (21 qershor) kanë shpalosur emrat e futbollistëve, tani është radha e Angelovskit që të tregojë emrat e 26 futbollistëve.

Kohë më parë UEFA lejoi që lista e futbollistëve të zgjerohet për 3 futbollist , të cilët do të jenë si zëvendësim, në rast të lëndimeve dhe prekjes me “Covid 19” të ndonjë futbollisti standard.

Angellovski nuk pritet të bëj ndryshime drastike, pasi që paralajmëroi se në listë do të jenë emrat e futbollistëve të cilët ishin pjesë e eliminatoreve historike, ndërsa dilema e vetme mbetet se kush do të jetë zëvëndësimi për Ilija Nestorovskin , që për shkak të operimit të gjurit, do të mungojë në EURO 2020.

Kujtojmë se Maqedonia Veriore u kualifikua në Euro 2020 me anë të Ligës së Kombeve ku eliminoi Kosovën dhe Gjeorgjinë për të kaluar në finale të Euro 2020.

(Kosova Sot Online)